Lushtaku: Unë Kosovën nuk e lëshoj, Albini mundet – se nuk e ka asnjë vorr të të parëve të vet këtu

E publikuar: 11/10/2022 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku

Një prej figurave kyçe të UÇK-së, ish-kryetar e tani nënkryetar i Skënderajt, z.Sami Lushtaku, në një video-podcast përballë Ilir Mirenës, komenton zhvillimet e fundit – e sidomos videot e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat e kanë në qendër vetë emrin e zotit Lushtaku. Në to, ai paraqitet si ‘zhvatës, hajn, pronar terminalesh e biznesesh’.

Madje, kryeministri Kurti për okolla nënkuptoi se është edhe pronar i kompanisë së sigurimit në QKUK. Për këto dhe tema të tjera si gjendja në PDK – ku edhe është nënkryetar z.Lushtaku, ndiqeni podcastin eksklzuiv të Lushtakut përballë Mirenës.

Lushtaku veç tjerash, hedh akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ‘ky ka dëshirë ta sheh atë (pra Lushtakun) duke e lëshuar Kosovën, por se ‘këtë nuk do ta bëj kurrë’.

“Këtu jam, nuk e kam menden me e lëshu këtuhen Albini s’e ka asnjë vorr këtu: Albini më sheh si armik, qysh m’ka pa edhe Serbia. Unë këtu jam nuk e kam ndërmend me ikë. Albini ka gjasa që e lëshon Kosovën, po unë nuk e kam ndërmend me ikë, unë asniherë, se unë kam edhe fëmijë këtu, nipa e mbesa, e Albini nuk e ka asni vorr këtu, të parëve të tij e mundet me shku edhe në Mal të Zi edhe kah i ka miqtë”, thotë Lushtaku. /Periskopi/