Haxhiu: Përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar

E publikuar: 07/10/2022 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas votimit të Projekligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Haxhiu thotë se Kuvendi votoi një Projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar”.

“Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!”

“Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve”.