Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit Lajçak-Geoana

E publikuar: 04/10/2022 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, është takuar me Zëvendës – Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana.

Lajçak ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

“E mirëprita mundësinë për t’u takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe ambasadorët, sot për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020