KQZ-ja merr vendim – Vasfije Krasniqi zëvendësohet me Nasuf Bejtën

E publikuar: 04/10/2022 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për zëvendësimin e ish-deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqin me Nasuf Bejtën, raporton Ekonomia Online.

Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 69 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë e 763 vota.

Vasfije Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës me 21 shtator.

Këtë e ka bërë të ditur vet Krasniqi, përmes një reagimi të gjatë të shkruar në Facebook.

Ajo shkruan se ky vendim i saj vije si pasojë e gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore.