Konjufca takon ambasadorin Guerot, pret mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave

E publikuar: 04/10/2022 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Me këtë rast, Konjufca  e ka uruar ambasadorin francez për marrjen e detyrës.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guerot, për përkrahjen që Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit tha se pret nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.