Meridian Express në ditëlindjen e 10 vjetorit, ka lansuar kampanjën më të madhe “FITO BANESE NE PRISHTINE

E publikuar: 01/10/2022 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti i marketeve të lagjes me moton n’derë të shtëpisë feston ditëlindjen e 10’të. Themelimi i Meridian Express ka shfaqur një inovacion në treg. Cilësia e lartë, kualiteti, korrektësia si dhe shërbimet kualitative kanë ndikuar në zhvillimin e marketeve tona në mënyrë që produktet e Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery të jenë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorët.

Shtrirja në 8 qytete me 41 marekte të hapura dhe shërbimi kualitativ ka bërë që të jetë zgjedhja dhe përgjigjja e parë e çdo konsumatori.

Meridian Express në ditëlindjen e 10 vjetorit, për konsumatorët e saj, ka lansuar kampanjën më të madhe “FITO BANESE NE PRISHTINE”. Për çdo blerje mbi 20 euro, ju mund te bëheni fitues potencial i banesës. Përveç kësaj më 1 tetor, për çdo blerje mbi 10 euro, për të gjithë konsumatorët bukë Malësie Gratis. Me 2 tetor, dyfishim i pikëve në Programin e lojalitetit “Kartela ime”. Po ashtu ju sjellim një ofertë bombastike me çmimet më të lira në treg.

Kampanjën e 10 vjetorit të themelimit, Meridian Express e filloi me SOS Fshatrat e Kosovës, ku po ashtu shënuan edhe dekadën e miqësisë, pasi që nga themelimi, ky biznes gjithmonë ka përkrahur SOS Fshatin. Andaj për të shënuar këtë rast, në një ceremoni në SOS Fshat, Meridian Express dhuroi 10 mijë euro për SOS Fshatrat e FëmijëvePërgjatë këtyre 10 viteve, kompania Meridian Express, në vazhdimësi ka përkrahur iniciativa të cilat për qëllim kanë zhvillimin dhe mirëqenën e komunitetit ku operon.

Meridian Express është bashkë-themeluese e rrjetit CSR Kosova, fitues i çmimit FIDES për Filantropi, Mik i Fëmijëve, si dhe pjesë e shumë inciativave tjera në vend.