Von Cramon: Franca dhe Holanda nuk ia bllokojnë liberalizimin e vizave Kosovës

E publikuar: 29/09/2022 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pavarësisht se Parlamenti e Komisioni disa herë kanë dhënë dritën jeshile, kjo çështje ishte bllokuar nga Franca dhe Holanda.

Mirëpo, duket se më në fund ka lëvizje pozitive nga këto dy shtete skeptike.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u takua të mërkurën me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në intervistën për T7, Viola von Cramon, nuk mohon e as nuk pohon se ka një kornizë të re për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve.

Por, sa është i kujdesshëm Bashkimi Evropian ndaj marrëveshjes së fundit të Serbisë me Rusinë?

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020