Pacolli: Qëllimi i vizitës në Hagë është solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së

E publikuar: 29/09/2022 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka dhënë detaje pas vizitës që ka bërë në Hagë së bashku me ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko.

Pas takimit me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pacolli tha se ata po mbahen pafajësisht në paraburgim.

Ai tha se qëllimi i vizitës ishte mbështetja për padrejtësinë që po ju bëhet.

“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”- tha ai.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020