Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.
Vela në një postim në Twitter shkruan se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë, raporton Telegrafi.
Shefi i kabinetit të presidentes theksoi se procesi i aderimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet dhe Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën.
“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën.
Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”, shkruan Vela.