AppleMark
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2022.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në
Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (25.3%) në muajin gusht 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 441,9 milion euro krahasuar me deficitin 352,6 milion euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin (16.1%).
Eksporti i mallrave në muajin gusht 2022 kishte vlerën 84,8 milion euro, ndërsa importi 526,8 milion euro, është një rritje prej (30.6%) për eksport si dhe (26.2%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (23.2%) të eksporteve e përbëjnë produktet minerale, (18.0%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (16.2%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (11.1%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (7.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.9%) produkte bimore, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (22.9) produktet minerale, (12.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.4%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (6.3%) produkte të industrisë kimike (6.0%) mjetet e transportit, etj.Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-27 arritën në 31,0 milion euro, ose rreth (36.5%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (51.2%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.4%), Danimarka (6.2%), Sllovenia (5.9), Holanda (3.3%), etj.Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-27 ishin rreth 213,2 milion euro, ose (40.5%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (20.2%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (9.5%), Greqia (8.7%), Italia (3.8%), Sllovenia (3.4%), etj.Në muajin gusht 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 32,2 milion euro, ose (38.0%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (27.2%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (14.8%), Serbia (9.2), Maqedonia (8.4%), Mali i zi (4.4%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milion euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%).
“Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 21,6 milion euro, ose (25.5%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (11.7%), dhe Zvicra (6.5%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 213,5 milion euro, ose (40.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.6%) dhe Kina (10.1%)”, njofton ASK-ja.