Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka komentuar kritikat për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit.
Sipas tij, të gjithë kanë të drejt të kritikojnë, por që gjendja në emergjente në shëndetësi nuk mund të rregullohet brenda natës dhe se kjo do të vazhdojë edhe disa vjet.
Këto komente ia i bëri pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.
“Gjendja emergjente në shëndetësi ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë edhe për disa vjet, nëse ju gazetar ose dikush tjetër dini me rregulluar shëndetësinë brenda natës ose disa muajve ejani ju pres me kënaqësi”.
“Ata që kritikojnë e kanë të drejtën e vet unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës”, tha Latifi,transmeton Epress.
Në lidhje me mungesën e barnave ministri, tha se është problem serioz, por që sipas tij, Qeveria e Kosovës kurrë s’ka dhënë më shumë para për barna se sa këtë kohë.
Ai shtoi se janë 1 700 pacient me sëmundje të ndryshme që do t’i kenë të gjitha barnat.
“Mungesa e barnave është problem shumë serioz, janë ekipet e posaçme që merren me to, ministri i shëndetësisë merret me gjithçka, por nuk mund të merret vetëm me një aspekt të barnave, megjithatë Qeveria kurrë nuk ka dhënë më shumë para për barna ndoshta na duhet një menaxhim më i mirë i gjithë procesit dhe indikacioneve, jemi duke përdor strategjinë për me zvogëluar mungesën e barnave, p.sh. Sëmundjet e rralla kurrë nuk kanë pasur fonde se sa këtë kohë që kanë. Kemi 1700 pacient me sëmundje të ndryshme tu e fyt këtu edhe tuberkulozin do t’i kenë të gjitha barnat”.