Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në takimin që ka zhvilluar sot në Neë York me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borell, ka kërkuar që urgjentisht të zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
”Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë