Josep Borrell fton liderët e rajonit në New York, detaje nga takimi

E publikuar: 19/09/2022 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e Ballkanit Përendimor pritet të takohen nesër në New York me Shefin e Diplomacisë Europiane, Josep Borrell.

Ky takim vjen në kuadër të veprimeve të koordinuara nga ShBA-te dhe BE-ja për të zgjidhur problemet që kanë mbetur në Ballkanin Perëndimor,kryesisht për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, si dhe konfliktin e ndezur në Bosnjë Hercegovinë.

Në një njoftim thuhet se është kthyer në një traditë ky takim në këtë javë të shtatorit kur në New York zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shqipërinë e përfaqëson kryeministri Rama ndërsa Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.