Kurti: Qeveria ka rritur buxhetin për arsim për 12 për qind

E publikuar: 19/09/2022 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prani të nxënësve nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Franca dhe Maqedonia e Veriut, dhe ligjërues nga e gjithë Evropa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Kampit veror ndërkombëtar 2022.

“Ky kamp veror, për 83 të rinj nga pesë vende të ndryshme, është mundësuar sepse të gjithë ne që jemi sot këtu, e njohim dhe e çmojmë vlerën e një shoqërie të arsimuar mirë”, u shpreh kryeministri.

Kurti është shprehur se Qeveria ka rritur buxhetin për arsim për 12 për qind.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur buxhetin për arsim për 12%. Ka bërë arsimin publik falas për nivelin baçelor dhe master. Ka ndarë mbi 3.000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit. Për mbyllje të hendekut gjinor, janë ndarë 1.365 bursa për vajzat dhe gratë studente të fushave STEM. 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe nxitjen e djemve për të ndjekur profile deficitare”, është shprehur Kurti.

Duke uruar për organizimin e këtij kampi veror dhe duke u dëshiruar mbarësi, kryeministri e përmbylli fjalimin duke theksuar se dashuria për dijen dhe shkencën, do të thotë dashuri për njerëzimin dhe zhvillimin.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020