Vuçiqi thotë se nuk do të heqë dorë nga Kosova: Nuk e japim asnjë centimetër tokë

E publikuar: 15/09/2022 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që t’i merret asnjë centimetër tokë. Ai ka thënë se po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

Vuçiq ka folur në manifestimin që është mbajktur për Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit të Serbisë.

“Kur jemi në prag të nja kataklizime globale, duhet ta kuptojmë se uniteti i të gjithë serbëve është i rëndësishëm. Serbia po përballet me shumë sfida, ata sulmuan Kosovën dhe M. dhe thjesht duan ta përfundojnë atë që kanë filluar shumë kohë më parë.

Mund t’u them vetëm një gjë: Ju doni të na merrni tokën edhe në gjerësi edhe në gjatësi, a ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër”, tha Vuçiq. “Mund të keni çfarëdo fuqie që doni, të jeni të fuqishëm dhe të mëdhenj, por nuk mund të mposhtni drejtësinë dhe të drejtën e vendosmërinë e popullit, dhe nuk mund ta mposhtni atë që mendojmë se është uniteti i popullit tonë. Nuk mund të mposhtim drejtësinë dhe ligjin, as vendosmërinë e një populli për të mbetur i lirë”./Express/