Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka deklaruar se çuditë e paaftësisë së Qeverisë Kurti nuk kanë kufi.
Reagimi i tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti formoi sot komisionin ekzekutiv për Shëndetësi, ku do ta kryesojë vetë këtë komision.
E për këtë çështje, Zemaj tha se kryeministri nuk e shkarkon ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për dështim, por vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie.
“Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë. Spektakël populist”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebookun e tij.