Drecun: Perëndimi po përpiqet ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e Kosovës

E publikuar: 11/09/2022 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Perëndimi po përpiqet të zgjidhë përfundimisht dhe ta mbyllë çështjen e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, në radhë të parë për shkak të situatës në Ukrainë, thotë Millovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën dhe shton se do të ofrojë “paketën e marrëveshjes”, në të cilën Beogradit do t’i kërkohet të pranojë ekzistencën e shtetit të rremë të Kosovës, por jo njohjen e pavarësisë.

“Mendoj se Beogradit do t’i kërkohet të pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, në këtë moment nuk kërkohet njohje e drejtpërdrejtë, sepse është e qartë për të gjithë në Perëndim se nuk mund të arrihet deri te kjo dhe se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën, por ndoshta kërkohet ndonjë zgjidhje si modeli i dy Gjermanive”, ka thënë Drecun për Tanjug.