Kica-Xhelili: Jam përjetësisht vlerësuese ndaj Vjosa Osmanit për mundësinë që ma ka dhënë

E publikuar: 08/09/2022 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili është shprehur falënderuese ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se nuk dëshiron që profili i saj politik të identifikohet me një individ.

“Së pari, më duhet të ritheksoj, unë jam ftuar në Listën Vjosa, kam pasur kënaqësinë të përfshihem në Listën Vjosa. Shkaku që jam përfshirë në Listën Vjosa ka pasur të bëjë me besimin tim në atë që duhet të ndodhë në kuptimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

“Më duhet të insistoj për këtë, nuk dua që profili im të identifikohet dhe definohet me një individ. Unë jam përjetësisht falënderuese ndaj presidentes Vjosa Osmani për mundësinë që ma ka dhënë. Por mendoj se është shumë gabim të trajtohet si diçka që ia dhanë mundësinë e u largua”, ka thënë Kica-Xhelili.