Shpërthejnë pakënaqësitë në VV, vjen edhe një dorëheqje

E publikuar: 08/09/2022 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fadil Spahiu, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, ka dhënë dorëheqje nga partia që udhëheqë kryeministri, Albin kurti.

Ai ka ushtruar pozitat si Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës etj.

Ndërsa ka njoftuar se ka thënë dorëheqje për shkak të situatës aspak demokratike.

“Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë”, ka shkruar Spahiu.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar qytetarë, kolegë e miq

Me anë të kësaj shkrese ju njoftoj dorëheqjen time nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Pas një rrugëtimi të gjatë si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jap dorëheqje në shenjë zhgënjimi dhe mospajtimi me zhvillimet e kohëve të fundit në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan. Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë.

Jam shumë krenar që kam udhëhequr dhe shërbyer me ndershmëri në pozitat drejtuese si: Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës etj.

Aktivistë, anëtarë, dhe simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ju falënderoj për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë kësaj kohe të angazhimit tim për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Angazhimi im politik si asambleist do të jetë i pavarur duke përfaqësuar interesat e qytetarëve në mënyrë të dinjitetshme.