Shkenca dhe teknologjia mjekësore kineze kanë bërë përparim të rëndësishëm në dekadën e fundit, duke e shndërruar Kinën nga një vend i së ashtuquajturës “inxhinieri e kundërt” e barnave në një novator në fushën e mjekësisë, sipas nënkryetarit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Li Bin.
“Kina është thellësisht e përfshirë në qeverisjen shëndetësore globale. Ne kemi marrë pjesë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor global me një të ardhme të përbashkët,” tha Li në një konferencë shtypi në Pekin të mërkurën.
Ai vuri në dukje që janë miratuar ligje në lidhje me mbulimin shëndetësor bazë dhe është publikuar plani “Kina e shëndetshme 2030” për të udhëhequr zhvillimin e sektorit shëndetësor.
Kina është përpjekur të ndërtojë një shoqëri miqësore për të moshuarit, duke e mbajtur njëkohësisht shkallën e vdekshmërisë foshnjore shumë nën mesataren globale.
Po ashtu, janë përshpejtuar përpjekjet për të përmirësuar marrjen e shërbimeve mjekësore dhe të barnave, duke ndërtuar një sistem të shërbimit shëndetësor që mbulon zonat urbane dhe rrethinat. Pjesëtarët e 90 % të familjeve në mbarë vendin mund të hyjnë në sistem dhe të arrijnë në pikën më të afërt mjekësore brenda 15 minutave.
Më shumë se 1.36 miliardë veta mbulohen nga sigurimet shëndetësore bazë dhe pjesa e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor në shpenzimet e përgjithshme të njerëzve arrin mesatarisht në 27.7 %.
Si rezultat i zhvillimit, jetëgjatësia në Kinë u rrit nga 74.8 në 78.2 vjet në dekadën e fundit, që është një “hap historik përpara”, sipas nënkryetarit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Li Bin.