Lajçak në Kosovë më 9 shtator bashkë me këshilltarët e Scholz dhe Macron

E publikuar: 05/09/2022 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbië, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën më 9 shtator bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme të presidentiti francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Këtë e bëri të ditur për KlanKosova.tv Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ai ka thënë tutje se e mirëpresin mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi.

“Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman në një vizitë të përbashkët në Kosovë dhe Serbi më 9 shtator, me qëllim që të shqyrtohen opsionet për përparim në dialog. Gjatë vizitës së tyre janë planifikuar takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, ka thënë Stano.