Kanë filluar hetime të thella pas aksionit të sotëm të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate të cilët e kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Aksioni është zhvilluar rreth orës 15:00, derisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.
Në rrjete sociale janë postuar fotografi ku shihet që vendi ku u Murati u gjuajt me miell është rrethuar me shirita të policisë.
Siç duket kanë filluar hetimet lidhur me rastin.