Rama: Nëse Kosova do të ishte pjesë e “Ballkanit të Hapur”, marrëveshja me Serbinë do ishte arritur me kohë

E publikuar: 02/09/2022 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha nga Beogradi  se nëse Kosova do të ishte ulur në tryezën e “Ballkanit të Hapur”, marrëveshja e arritur me Serbinë për lëvizjen e lirë do të zgjidhej me kohë.

Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur” Rama ka mohuar të ketë thënë që “Ballkani i Hapur” dhe ai personalisht kanë luajtur rol në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, më 27 gusht.

Rama gjithashtu e ka quajtur si vendim të gabuar faktin se Kosova ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme nismën e “Open Balkan”, meqë sipas tij po të ishte ulur në tavolinë, çështja e lëvizjes së lirë do të ishte zgjidhur.

“Unë kam thënë që zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatë dhe të përsëritur, është një zgjidhje e kornizës së ‘Ballkanit të Hapur’ në sensin që ne të gjithë këtu qarkullojmë me karta identiteti. Prej kohësh, sot, ata që lëvizin nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut, në Serbi dhe anasjelltas nuk kanë nevojë fare për pasaporta. Nëse Kosova do të ishte e ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur dhe nuk do të refuzonte në mënyrë konstante dhe tërësisht të gabuar për të, kjo çështje do të ishte zgjidhur me kohë. Nuk thash se këtë e ka zgjidhur kjo treshe as që unë dhe Shqipëria kemi luajtur ndonjë rol”, ka thënë Rama, shkruan abcnews, transmeton Klankosova.tv.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020