Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar familjarët e Kadri Veselit në Mitrovicë.
Limaj, vizitën e bëri me bashkëpunëtorë të tij, teksa shtoi se Veseli me shokë tash e dy vjet po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.
“Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues”, ka shkruar Limaj, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se është krenar me UÇK-në dhe luftën e saj të drejt, të pastër e të lavdishme.
Kujtojmë se më herët Limaj ka vizituar edhe familjen e Jakup Krasniqit, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi.