Dhunimi i 11-vjeçares, jep dorëheqje Drejtori i Policisë

E publikuar: 30/08/2022 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, e ka ofruar dorëheqjen e tij, njofton ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla, si arsye për dorëheqje, Mehmeti e ka dhënë rastin e dhunimit të 11 vjeçares nga 5 persona, të shtunën në Prishtinë.

” Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, shkroi ministri para pak minutesh në Facebook.

 

Shkrimi i plotë i ministrit:

 

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z.  Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale

Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.