Ambasada italiane në Kosovë për marrëveshjen: Fitore për diplomacinë

E publikuar: 28/08/2022 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Itali-Kosove

Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka uruar arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.

Ambasada italiane, përmes një postimi në twitter, e ka quajtur fitore për diplomacinë dhe lirinë e lëvizjes, transmeton Klankosova.tv

“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur, e të tjera”, ka shkruar ambasada në twitter.