Rama: Urime Kosovës e Serbisë, mos të humbet kohë për arritjen e gjërave kaq logjike sa kjo sot

E publikuar: 27/08/2022 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Kosovën e Serbinë për arritjen e marrëveshjes për lëvizjen e lirë pa dokumente hyrëse-dalëse.

Rama tha se uron që ky zhvillim ta çoj dialogun në një nivel të ri, në mënyrë që të mos humbet kohë e energji për arritjen e gjërave, siç i quajti ai, “kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”.

Kujtojmë se sot Kosova e Serbia arritën marrëveshjen që në asnjërën anë të mos ketë dokumente hyrëse – dalëse për qytetarët gjatë kalimit në kufi.