Konkurrentja e “Kepit të Tundimeve”, Efi, tronditi me rrëfimin e saj sonte teksa tregoi mëkatin e saj më të madh, që ka tentuar dikur të vriste veten.
Mes lotësh, Efi rrëfeu për lidhjen e saj të shkuar 4-vjeçare, lidhje e cila i shkaktoi shumë pasoja. Ajo tregoi sesi ish-parnteri e saj e kishte shndërruar atë në një person tjetër.
Efi tregoi sesa e nënvlerësuar ndihej asokohe dhe nuk mund të ishte e fortë për ta përballuar. Nga dashuria që kishte ndaj atij personi, Efi tregoi se e vuajti shumë kohë atë gjendje, ndërsa sot ndihet më mirë.
“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja vetën, Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar, Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”- rrëfeu mes lotësh Efi.