Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar me liderët e tri partive opozitare.
Paraprakisht dy emisarët ishin në takim me kreun e Qeverisë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.