Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij të parë pas takimit të 18 gushtit, siç tha ai “edhe një herë u përpoq ta bëjë të pakuptimë dialogun në Bruksel”.
Sipas tij “e vetmja e vërtetë është se delegacioni serb shkoi në Bruksel i përgatitur mirë, gjë që u konfirmua edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, dhe Kurti në mënyrë histerike refuzoi çdo zgjidhje të ofruar, sepse padyshim është i gatshëm për çdo gjë, përveç dialogut dhe kompromisit”.
“Kjo nuk do të ndikojë në Beogradin dhe presidentin Aleksandar Vuçiq që të vazhdojnë të kërkojnë me të gjitha forcat një zgjidhje paqësore dhe kompromisi të krizës aktuale, por është gjithashtu përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar që të përpiqet të arsyetojë Kurtin, sepse koha po ikën”, tha ai