Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektort Privat, Jusuf Azemi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se edhe punëtorët e këtij që kryejnë shërbime në shkolla do të hyjnë në grevë, bashkë edhe me mësimdhënësit.
Sipas tij, pas paralajmërimeve për grevë të përgjithshme në sektorin e arsimit, greva edhe për ta është e pashmangshme për dy arsyeje, ngase nuk kanë kujt t’i japin shërbime dhe se është rregull sindikal që të mbështesin çdo kundërshtim.
“Realisht të gjithë këta punëtorë që kryejnë shërbime në shkolla, kur hyjnë në grevë punëtorët e arsimit ne do të solidarizohemi me ta dhe nuk do të punojmë as ne, pasiqë janë dy arsyeje, arsyeja e parë është që nëse ata nuk punojnë ne nuk mund t’i japim shërbim dhe tjetra përderisa një sindikatë është në greve është rregull sindikal që t’i mbështesim në çdo formë”.
Azemi madje pret që të ketë rritje të pagave në këtë sektorë, pasi thotë se kanë marrë zotim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci qysh vitin e kaluar, raporton EO.
“Realisht ne kemi qenë kujdestar të kësaj dhe nëse e mban fjalën ministra Nagavci që kemi bë një takim me 22 prill të vitit 2021, ajo e ka dhënë një premtim zotim që nëse do të ketë rritje të pagave në sektorin e arsimit në mënyrë proporcionale do të ketë rritje edhe punëtorët e sektarit privat që kryejnë shërbime për shkolla dhe institucione që kanë të bëjnë me çështje e arsimit”.