Zhduket 13 vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

E publikuar: 22/08/2022 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një 13-vjeçarje në Gjilan.

Policia njofton se bëhet fjalë për A.I, e lindur në vitin 2009 dhe e cila banon në Gjilan.

Drejtoria Rajonale në Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Përveç këtyre të dhënave, Policia ka publikuar edhe fotografinë e të miturës.