Kurti: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën, siç ka thënë edhe Kadare

E publikuar: 19/08/2022 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze spanjolle “El Pais” ku ka folur për raportet në mes të Madridit dhe Prishtinës zyrtare, raporton Express.Kurti ka thënë që Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën si shtet.

Kur e ka thënë një gjë të tillë, Kurti ka cituar edhe shkrimtarin e famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i cili kishte thënë se “Spanja s’duhet krahasuar kurrë me Serbinë, sepse Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”.Kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka folur edhe për agresionin rus dhe përpjekjen e Moskës për të rritur destabilizimin në kufijtë e Bashkimit Evropian.

“Rusia bën presion për të rritur jostabilitetin në kufijtë e BE-së”, ka thënë Kurti për EL Pais.