Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se Forcat e Armatosura të Serbisë dhe të Kosovës nuk janë aspak të krahasueshme.
“Sa i përket forcës së forcave tona të armatosura dhe asaj që nuk duhet të ekzistojë, nuk i nënvlerësoj, por thjesht nuk janë për krahasim”, ka thënë Vuçiq kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, transmeton Klankosova.tv.
Këto komente ai i bëri në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të reja të prodhuara nga industria vendase për nevojat e ushtrisë serbe.
Ai mes tjerash tha se Serbia nuk e kërcënon askënd dhe asgjë, por siç tha ai vetëm dëshiron të sigurojë respektimin e rregullave ndërkombëtare, normave juridike ndërkombëtare nga Rezoluta 1244 e OKB-së deri te Marrëveshja e Brukselit.