Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi ku u vranë 11 persona

E publikuar: 12/08/2022 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

34-vjeçari Vuk Boriloviq ka vrarë sot dhjetë persona në Cetinje, më pas ai vetë është bërë viktima e 11-të, pasi u vra nga një bashkëqytetar.

Prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq, tha për TV Vijesti, pas përfundimit të hetimeve, se kanë gjetur nëntë persona të vdekur në vend, ndërsa nga Qendra Klinike kanë marrë informacione se dy persona të tjerë kanë vdekur pas plagëve të marra.

Dy fëmijë u vranë gjithashtu, dhe në mesin e gjashtë të shtruarve në spital – dy në Cetinje dhe katër në QKKG – është një polic. Siç tha Nastiq, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar.