Rriten për 14 për qind paratë që i mbledh dogana

E publikuar: 12/08/2022 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurtit ka vizituar të premten, Doganën e Kosovës.

Ky që me veti kishte edhe ministrin e financave Hekuran Murati, mbajti takim me Drejtorin e përgjithshëm të doganës, Agron Llugaliu.

Më pas në konferencë për media, u tha se të hyrat e doganës këtë vit janë rrit 14 përqind, më shumë se periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ashtu si edhe konfiskimet e sekuestrimet, nga 2 në 5 milion euro.

Ministri përmendi edhe punën e terminaleve doganore, që tash nuk punojnë. Murati tha se po punojnë që ato ti funksionalizojnë.