Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me vizita në familje emblematike të kombit shqiptar.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është mirëpritur në familjen e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletini, familjen Mehmetaj në Rudicë të Klinës.
“Në rrugën time jetësore, asnjëherë nuk më ka munguar mbështetja e përkrahja e shumë familjeve të respektuara shqiptare. Ashtu edhe sot, u ndjeva i nderuar në mesin e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, në familjen Mehmetaj në Rudicë, me gëzimin e madh edhe për prezencën e mërgimtarëve që i shtojnë gjallërinë vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë: Në rrugën time jetësore, asnjëherë nuk më ka munguar mbështetja e përkrahja e shumë familjeve të respektuara shqiptare. Ashtu edhe sot, u ndjeva i nderuar në mesin e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, në familjen Mehmetaj në Rudicë, me gëzimin e madh edhe për prezencën e mërgimtarëve që i shtojnë gjallërinë vendit. Përzemërsisht ju falënderoj për mikpritjen. Zoti i bekoftë familjet shqiptare!