Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka vënë buzë kolapsit qytetarët dhe komunat duke i bllokuar projektet e tyre.
“Vetëm një kryeministër që funksionon mbi imagjinata paranoike e me inate politike, si Albin Kurti, ka komoditetin t’i vë qytetarët dhe komunat e Kosovës buzë kolapsit, duke bllokuar buxhetet dhe projektet investive të tyre”- tha Krasniqi.
Ai theksoi se Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, po flet pë luftë.
“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë” – theksoi ai.