Prishtinë, burri vendos fëmijën prapa në trotinet elektrik, duke ia rrezikuar jetën

E publikuar: 08/08/2022 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundi në Prishtinë, është rritur numri i të rinjve që po e përdorin trotinetin elektrik – qoftë për të shkuar në punë apo edhe për qëllime tjera.

Por, lëvizja tek korsia e veturave si dhe përdorimi në mënyrë të gabuar mund të krijojë rrezik për aksident.

Grupi “vrojtuesit e lagjes”, gjatë ditës së hënë, kanë publikuar një video-incizim të një personi i cili e ngiste trotinetin elektrik rrugëve të Prishtinës, me një fëmijë ulur prapa.

Sipas videos, burri ka rrezikuar jetën fëmijës, pasi mënyra se si e ka vendosur prapa këmbëve nuk i jep aspak siguri gjatë ngasjes.

Ndërkaq, për shkak të mungesës së shtegut për trotinetë elektrik, ka pasur ankesa edhe të qytetarëve të cilët i konsiderojnë si jo të përshtatshëm për hapsirën ekzistuese.