Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, situatën në rajon, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Ana Brnabiq ka deklaruar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një nga prioritetet kryesore dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për të investuar përpjekje shtesë për të zhvilluar marrëdhëniet rajonale në të gjitha fushat dhe në çdo kohë, shkruan rts, transmeton Klan Kosova.Ky medium po ashtu shkruan se Serbia gjithashtu ofron mbështetje të fortë për bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës “Ballkani i Hapur”, i cili sipas saj është dëshmuar të jetë një kornizë efektive për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët tanë.
Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kryeministrja e Serbisë theksoi se është e bindur që takimi me rastin e raundit të ri të dialogut më 18 gusht në Bruksel do të jetë konstruktiv, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale dhe politikat që ajo i quajti të njëanshme.“Christopher Hill vlerësoi se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe theksoi se SHBA-ja e mbështetë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.
“Bashkëbiseduesit theksuan se ka potencial të madh për bashkëpunim në fushën e energjisë, para së gjithash për projektet e burimeve të ripërtëritshme të energjisë”.Rrjedhimisht, raportohet se kryeministrja serbe vlerësoi se siguria energjetike është temë me rëndësi të jashtëzakonshme për Serbinë dhe se është e nevojshme të bëhet një hap i ri drejt tranzicionit energjetik dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në komunikatë.