Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka folur për pezullimin për 30 ditë të vendimit të qeverisë për reciprocitet ndaj Serbisë për targat e automjeteve.
Çitaku tha në Info Magazine në Klan Kosova se nuk bëhet shaka me çështje të sigurisë kombëtare.
Ajo theksoi se ekzekutivi duhet të bëjë një fushatë më të mirë sensibilizuese edhe tek serbët në pjesën veriore.
“Po shpresoj që në këtë 30 ditësh, qeveria të tregojë seriozitet. Nuk bëhet shkaka me çështje të sigurisë kombëtare . Nuk testohen ujërat. Përfundoi si shaka. Nuk testohen ujërat me diçka që mund të prodhojë destabilizim. Qeveria duhet të tregohet serioze, e përgjegjshme, të tregojë pjekuri politike” – tha Çitaku.
“Qeveria duhet të bëjë një fushatë më të mirë sensibilizuese edhe tek serbët në pjesën veriore por edhe me partnerët ndërkombëtar”- theksoi ajo.