Profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se nuk e sheh të arsyeshme se pse pala kosovare të mos diskutojë çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun me Serbinë.
Edhe pse për këtë të fundit thotë se dihet se nuk është e gatshme që të marrë vendime të arsyeshme për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të themeluar edhe Serbia një asociacion të njëjtë për shqiptarët në Serbi.
“Mendoj se rruga për të vazhduar është që të vazhdohet. Nuk e shoh të arsyeshme që të përjashtohet diskutimi, për shembull, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, unë gjithashtu nuk mendoj se Serbia është e gatshme të ndërmarrë hapa të arsyeshëm: krijimin e Asociacionit që do të njohë qartë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke ofruar një Asociacion reciprok të komunave shqiptare brenda Serbisë, me të njëjtin status dhe kompetenca. Do të doja ta shoh Kosovën që ngre çështjen e kufizimeve për të krahasuar me ato që janë në Kosovë për forcat e sigurisë në komunat me shumicë shqiptare”, tha Serwer në një përgjigje për Gazetën Express.
Serwer tha se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësim edhe për SHBA-në dhe po ashtu edhe përfundimi i tij me njohje reciproke.
Prandaj, profesori amerikan thotë se Kosova duhet të vazhdojë në dialog dhe të zgjidhë çështje të tjera.