Në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës kishte paraparë të votonte për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, ky bord në takimin e sotëm disa orësh ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës.
Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në një njoftim të këtij bordi.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, bordi ka shqyrtuar gjetjet e raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, institucion ky që ka evidentuar 14 gjetje të reja ku disa nga këto për të cilat ka vlerësuar se ka elemente të mashtrimit dhe korrupsionit i ka dërguar në Prokurorinë e Shtetit, gjë për të cilën televizioni ka raportuar ditë më parë.