Projektet kineze kryesojnë Festivalin Botëror të Arkitekturës 2022

E publikuar: 19/07/2022 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina kryeson me disa nga ndërtesat dhe peizazhet më inovative në Festivalin Botëror të Arkitekturës 2022 (WAF) që do të mbahet në Lisbonë në fund të nëntorit.
Kjo bie në sy në listën e projekteve dhe realizimeve më unike mes 50 vendeve nga e gjithë bota.
Festivali do të sjellë në Portugali skenën arkitekturore globale me temën “Së bashku”. Edicioni i vitit 2022 do të eksplorojë dhe debatojë se si arkitektura po i përgjigjet ripërtëritjes së jetës kolektive pas pandemisë, ndryshimeve klimaterike dhe rritjen e çmimeve, përcjell “RTSH”.


Duke bashkuar projektet më inovative dhe më të rëndësishme festivali do të shpërndajë çmimet për tre kategori: “Ndërtesat e përfunduara”, “Projektet futuristike” dhe “Peizazhi”.