Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë s’ka qenë kurrë më mirë.
Duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, Zhvillim e Dialog, ai tha se s’ka asnjë arsye për brenga e skepticizëm, njofton Klankosova.
“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind, në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogut s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”.