Albin Kurti VV-
Numri dy i qeverisë, Besnik Bislimi assesi të fus rehatshëm gjumë në sy.
Derisa para zgjedhjeve të 2021-ës pati theksuar se shkaku i pritshmërive të mëdha të votuesve për Vetëvendosjen ku ai është nënkryetar, ka probleme me gjumin, situata duket se ka mbetur e njëjtë edhe tash.
Kjo meqë shefi i tij në parti e qeveri, Albin Kurti i ka ngarkuar detyrën e dialogut, konkretisht atë të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për rrymën në veri që Bislimin po e lë syhapur.
Të dielën shefi i ekzekutivit paralajmëroi edhe masa të reja ekonomike pas rritjes së inflacionit.
Këto deklarime Kurti bëri nga selia e partisë kur njoftoi se asaj po i shtohen edhe dy organe të reja. Ajo e gruas për Vetëvendosje dhe e rinisë për Vetëvendosje.
Kjo vjen pas procesit të brendshëm zgjedhor ku rezultoi se VV-ja numëron rreth 59 mijë anëtarë. Teksa pos degëve e nëndegëve, deri në vjeshtë do të zgjidhet edhe kryetari i Lëvizjes dhe kryesia e re.