Një rast i rrëmbimit ka ndodhur dje në Prishtinë, shkruan Express.
Policia ka njoftuar se një burrë ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar.
Sipas viktimës, ata e kanë futur atë në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar 8 mijë euro, ndërsa ia kanë grabitur 125 të tjera që i kishte me vete.
Policia ka njoftuar se viktima ka arritur të ikë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante.
Raporti i plotë:
RRËMBIM | Prishtinë, 16.07.2022-15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.