Për një vit u shkurorëzuan 2 160 çifte, më së shumti në Prizren

E publikuar: 13/07/2022 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agreement prepared by lawyer signing decree of divorce (dissolution or cancellation) of marriage, husband and wife during divorce process with male lawyer or counselor and signing of divorce contract.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e shkurorëzimeve në Kosovë për vitin 2021, sipas të dhënave administrative, vetëm për disa indikatorë kryesorë statistikorë.Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC). Të dhënat statistikore do të publikohen sipas parimit të vendbanimit të përhershëm/zakonshëm të të martuarve, gjegjësisht vendbanimit (komunës) të fundit të përbashkët.Në vitin 2021 janë regjistruar 2 160 shkurorëzime.

Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj.Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë te femrat e moshës 25-29 vjeçare me 461 shkurorëzime, ose 21.3%; kurse tek meshkujt dominojnë te moshat 30-34 vjeç, me 489, ose 22.6%.ASK vazhdon me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Shkurorëzime SHK-1, sikurse deri më tani.

Grumbullimi i të dhënave bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.