Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar gjenocidin që ka ndodhur para 27 vjetëve në Srebrenicë.ku u masakruan mbi 8 mijë burra.
Osmani tha se sot kujtohen burrat dhe djemtë boshnjakë që u vranë pa mëshirë nga forcat serbe.
“Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”- ka shkruar Osmani.