Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë treguar qartazi që e përkrahin iniciativën e Ballkanit të Hapur, Bashkimi Evropian ka pasur një hezitim më të madh për të marrë qëndrim, situatë e cila më shumë interpretohej si një „jo“, mëqë një prej shteteve më të fuqishme të BE-së, Gjermania, kishte krijuar prej kohësh iniciativën e quajtur „Procesi i Berlinit“. Megjithatë duket se ka një lëvizje të lehtë të qëndrimit të Brukselit zyrtar rreth iniciativës. Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, në një intervistë për revistën „Nedelnjik“ ka thënë se në fillim ka pasur hezitime sa i përket iniciativës, megjithatë tashmë duke parë përkushtimin e shteteve pjesëmarrëse, atëherë të njejtën e mbështet edhe Bashkimi Evropian, me dy kushte. Që të jetë gjithpërfshirëse dhe që të jetë sipas rregullave të Bashkimit Evropian.
Por a mund të interpretohet kjo si ndryshim i qëndrimit të BE-së dhe a do të shkojë edhe Brukseli drejt qëndrimit të Washingtonit për këtë inicitaivë. Në një intervistë për Gazetën Express ka folur analisti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve politike Bodo Weber.
Ëeber teksa rikujton mozaikun politik të së kaluarës në kuadër të të cilit kishte lindur edhe iniciativa, thotë se nuk sheh rrugë apo mënyrë që Brukseli ta mbështesë në mënyrë serioze „Ballkanin e Hapur“, dhe sipas tij, zgjidhja e vetme do të jetë kthimi i kësaj iniciative nën ombrellën e Procesit të Berlinit.
„Le ë kujtojmë të kaluarën themelore të iniciativës „Ballkani i Hapur: në sfondin e krizës së Zgjerimit të BE-së, me presidentin francec Macon që në nëntor 2019 hapur bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, inicitaiva MiniSchengen/Balkani i Hapur fitoi shpejtësi bazuar në zhgënjimin e Tiranës dhe Shkupit me BE-në.Ajo u kthyer në një projekt plotësisht konkurrues për Procesine Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, me Administratën e Trump, me ish-emisarin Grenell që e futi atë në marrëveshjen e shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, dhe pavarësisht se i kishte premtuar Berlinit se procesi i Berlinit do të ishte në dokumentin e tij, jo Ballkani i Hapur. Që kur ka ikur amdinistrata e Trump, ne kemi një problem transatlantik për të levizur nga konkurrenca në bashkëpunim, dhe për t’i sjellë këto dy nisma paralele bashkë, dhe në një kohë kur Qeveria e re Gjermane, kancelari Scholz po provon ta ringjall Procesin e Berlinit. Duke e pasur këtë në mendje, unë nuk shoh ndonjë rrugë që BE-ja ta përkrah seriozisht Ballkanin e Hapur, por e vetmja që duket të jetë është që disëi të sillet nisma e Ballkanit të Hapur „prapë“ nën BE-në ose nën çadrën e Procesit të Berlinit“, ka thënë Weber për Gazetën Express.
Derisa qëndrimin e Miroslav Lajcak, Weber e sheh më shumë si një përpjekje për ta dekonfliktulizuar çështjen dhe ndoshta edhe si tentim për të mbështetur qëndrimin e fundit të Komisionerit për Zgjerim Varhelyi për të zhvendosur qëndrimin e BE-së drejt Ballkanit të Hapur“
„Si një përpjekje për të dekonfliktuar çështjen. Dhe ndoshta duke u përpjekur të mbështesë përpjekjen e fundit të Komisionerit të Zgjerimit Varhelyi për të zhvendosur pozicionin e BE-së drejt mbështetjes së Ballkanit të Hapur. Për të cilën, dyshoj se ai ka mbështetjen e BE-së në tërësi, duke filluar nga Berlini“, ka theksuar Weber për Express.
Por duke parë këtë rrëshqitje të lehtë të BE-së drejt një pozicioni më „pro“ nismës a mund të ndryshojë edhe pozicioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Weber thotë se nuk e pret një gjë të tillë.
„Siç thashë, nuk shoh një ndryshim të tillë për BE-në në tërësi. Kështu që unë nuk pres që qeveria Kurti, e cila po mbështet dukshëm nismën e kancelarit Scholz për të ringjallur procesin e Berlinit, të ndryshojë qëndrimin ndaj Ballkanit të Hapur“, shton gjermani.
Weber thotë se në rrethanat aktuale politike, „Open Balkan“ do të mbetet një nismë përçarëse, derisa ringjallja e Procesit të Berlinit s’do të ketë efekte të mëdha në avancimin e bashkëpunimit rajonal.
„Në këtë moment, nuk shoh se si Open Balkans mund të evoluojë në një iniciativë të mbështetur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe as nuk jam optimist për një rigjallërim serioz të procesit të Berlinit. Dy zhvillime shënuan vendosjen e procesit të Berlinit: së pari, normalizimi i marrëdhënieve personale midis krerëve të shteteve dhe qeverive në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas përparimit të vitit 2013 në dialogun Kosovë-Serbi, dhe ringjallja e perspektivës së anëtarësimit të rajonit në BE nga Merkel. Ato parakushte aktualisht mungojnë – ne jemi të mbërthyer në dialog dhe jam skeptik se marrëveshja franceze e “kompromisit” për mosmarrëveshjen bullgaro-maqedonase do të nënkuptojë një përparim në zgjerimin e BE-së, por përkundrazi do të shkaktojë më shumë dëme. Kështu, skenari më real është që Open Balkan të mbetet një nismë përçarëse, konkurruese dhe rifillimi i procesit të Berlinit të mos çojë në rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal“, ka potencuar Weber.
Eksperti gjerman në këtë intervistë është shprehur shumë kritik edhe ndaj idesë së presidentit të Francës, Emanuel Macron për krijimin e „Komuniteitt të ri Politik Evropian“, duke dhënë analizën e tij në dy drejtime.
„Unë jam jashtëzakonisht kritik ndaj propozimeve të Macron-it dhe propozimeve të tjera të ngjashme. Propozimi mund të analizohet nga dy anë – nga motivimi i aktorit që propozon dhe nga thelbi i propozimit. Për të parën, duhet të theksohet se propozimi vjen nga një president francez, i cili ka dëshmuar se është kundër zgjerimit, kështu që ka pak dyshim se ideja është në fakt për një anëtarësim të klasit të dytë, pra një formë “partneriteti strategjik”. Në thelb, ideja për t’u dhënë vendeve kandidate (të mundshme) akses në fondet strukturore të BE-së është thellësisht shqetësuese sepse ose nuk kanë kapacitete administrative për të përpunuar fonde të tilla, ose në rast të shteteve të kapur me tregje të kapur, si për shembull, Serbia. , kjo do të çojë vetëm në kopjimin e modelit hungarez, Orban – d.m.th. fondet e BE-së do t’i shërbejnë stabilizimit të regjimeve autoritare. Së fundi, BE-ja për mua është një komunitet i vlerave liberale demokratike – a është ideja këtu për të korruptuar qytetarët dhe elitat e Ballkanit Perëndimor për të bërë reforma demokratike dhe të sundimit të ligjit?“, ka shtuar tutje eksperti gjerman i DPC-së.
Në fund Weber ka folur edhe për atë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai holandez, Mark Rutte, do të shkruajnë një propozim se si të implementohet koncepti i Macronit. Eksperti gjerman thotë se ka dyshimet e tij se propozimet që i shkojnë për shtati Macronit mund të jenë të mira për Bashkimin Evropian.
„Nuk e kam idenë, të jem i sinqertë. Por siç thashë, kam dyshime serioze se çdo propozim në linjën e konceptit të Macron do t’i shërbejë interesit të një Bashkimi Evropian, i cili në radhë të parë për mua është një bashkim politik vlerash dhe qëllimi për të zhbllokuar seriozisht dhe në mënyrë të qëndrueshme procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor – një interes strategjik, jo më pak i sigurisë tsë Bashkimit, aq më tepër në kohët e luftës në Ukrainë“, ka përfunduar Bodo Weber./GazetaExpress/